Kasami: Zëvendësministrat nuk kanë kompetenca, ndaj edhe Aliu dha dorëheqje

Kryetari i Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke folur për zhvillimet aktuale politike në emisionin “Click Plus”, u ndal edhe te roli i zëvendësministrave në përbërjen aktuale qeveritare.

I pyetur nëse zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, shkon në punë, Kasami u përgjigj se problemi qëndron te mungesa e kompetencave të zëvendësministrave. “Problemi është se zëvendësministrat nuk kanë kompetenca. Për këtë shkak edhe Lulzim Aliu dha dorëheqje”, deklaroi ai.

Sipas Kasamit, në arsyetimin e dorëheqjes, Aliu nuk ka qenë i sinqertë për të pranuar mungesën e fuqisë politike për të ushtruar funksionin.