Kajtazi: Rubin tregoi se lufta e UÇK-së nuk është siç e interpreton Dimal Basha

Vehbi Kajtazi

Analisti politik Vehbi Kajtazi, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, komentoi deklaratat e diplomatit James Rubin, duke theksuar se ato zbulojnë një të vërtetë të ndryshme nga interpretimi që i jep kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Kajtazit, Kosova duhet të ndihet krenare për UÇK-në dhe për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Nuk ka si mos të ndihesh krenar. Sot, Amerika – përmes Bill Clinton dhe Madeleine Albright – ka njohur rolin e Hashim Thaçit si udhëheqës politik i asaj lufte. Ne dhe Kosova duhet të ndjehemi krenarë për UÇK-në, për z. Thaçi dhe për ato që kemi arritur,” tha Kajtazi.