Jovanoviç: Qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s
“Shumica e qytetarëve e dinë se në cilën rrugë të shkojnë. Qytetari maqedonas nuk mund ta shohë përfitimin financiar në Rusi. Përfitimet financiare dhe arsimore, shëndetësore dhe teknologjike shihen nga të gjithë në Evropë. Askush nuk dëshiron të shkojë në Moskë”, tha Jovanoviç.
Ai shtoi se qytetarët duhet ta marrin vendimin në kokën e tyre, nëse duan të jetojnë në diktaturën e Putinit apo si gjithë bota normale dhe e zhvilluar.

