Ja se kur Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit⬇️⬇️

Çdo ditë që kalon Kilian Mbape është më afër Real Madridit. Kjo u pasqyrua në mbledhjen e fundit në “Cadena Ser” ku u fol për mënyrën se si po shkon operacioni Mbape dhe hapat që ka ndërmarrë Real Madridi.

Skuadra madrilene i ka të gjitha opsionet për ta parë Mbape-n me fanellën e “Los Blancos” këtë javë. Këtë e kanë transmetuar media “Cardena Ser”, të cilët kanë caktuar edhe datën e ardhjes së sulmuesit francez.

Më së voni, ata vendosën 1 shtatorin si ditën kur Mbape do të zyrtarizohet te Reali. Por jo gjithçka varet nga ai, Real Madridi do të duhet të lëshojë një ofertë dhe ajo pritet të jetë më e ulët.

“Jemi disa ditë larg që Mbape të veshë fanellën e Real Madridit. Ndryshe nga dy vjet më parë, këtë vit Florentino Perez ka më tepër maturi, 9-shi i lirë nuk ishte rastësi,” ka shpjeguar gazetari Miguel Martín Talavera./alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *