Ja kur do të mbahet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente
Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj 2024 në ora 12:00.
Më pas Siljanovska-Davkova do të duhet të bëjë betimin para deputetëve në largim.
Presidenti i ri i Maqedonisë mandatin për qeverinë e re do t’ia ndajë fituesit të zgjedhjeve parlamentare, bashkëpartiak Hristijan Mickoski dhe partisë që e drejtoi atë, OBRM-PDUKM.

