Ja deklarata e Talat Xhaferit për kandidatin për president të BDI-së⬇️
“Z.Ahmeti ka një mision dhe nuk është pretendent për funksion me sa di unë. Mendoj se nuk do të pranojë të jetë kandidat. Nuk ka nevojë ai të tregojë se kush është dhe sa për 50 vite është kontributi i tij për gjërat në këtë vend, si për këtë vend ashtu edhe për qytetarët. Ashtuqë, misioni i tij është Evropa, Bashkimi Evropian dhe është duke punuar në atë mision”, ka thënë Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

