Izraeli: Do të vazhdojmë luftën derisa të “zhduket” Hamasi!

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se fushata e ushtrisë në Gaza mund të zgjasë një, dy ose tre muaj, por në fund nuk do të ketë më Hamas.

Gallant foli pas një konference operacionale në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite.

“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit, në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit)”, tha ai. “Ky duhet të jetë operacioni ynë i fundit i manovrimit në Gaza, për arsyen e thjeshtë se më pas nuk do të ketë më Hamas”.

Ministri shprehu vlerësimin e tij për forcat ajrore dhe tha se faza tjetër, një operacion tokësor i shumëpritur, do të vijë së shpejti. Se sa shpejt mbetet e paqartë. Në dy ditët në vijim priten vizita nga kryeministri holandez Mark Rutte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Forcat izraelite kanë sulmuar 320 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së fundit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *