Ish futbollisti David Beckham pret me orë të tëra për të nderuar Mbretëreshën

Futbollisti i famshëm anglez David Beckham ka pritur në radhë për 12 orë për të nderuar mbretëreshën e ndjerë britanike Elizabeth II në Westminster Hall, raporton BBC.

Sipas raportimeve, Beckham qëndronte në një rresht pothuajse tetë kilometra të gjatë me njerëzit e zakonshëm, të cilët ndanin sanduiçe, donuts dhe karamele me njëri-tjetrin. Kur e kanë vënë re, qytetarët e mbledhur janë ndalur për të bërë fotografi.

“Janë sigurisht ditë të vështira për kombin, për të gjithë në mbarë botën. Është një ndjenjë e veçantë të jesh këtu, të festosh jetën e saj dhe të dëgjosh histori të ndryshme. Kjo është një ditë e trishtuar, por është një mundësi për të kujtuar trashëgiminë që Lartmadhëria e saj ka lënë pas”, tha Beckham për Sky Sports.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *