Haradinaj: James Rubin e vërtetoi të vërtetën e plotë për UÇK-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë për VOX Kosova, u shpreh se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën Speciale do të kontribuojë në qartësimin e rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si forcë çlirimtare, shkruan VoxKosova.
“Jam i sigurt se kjo dëshmi do ta ndihmojë Gjykatën që ta kuptojë më saktë dhe më drejt kontekstin e luftës sonë, e cila ka qenë e detyrueshme dhe shumë e pabarabartë”, tha Haradinaj.
Sipas tij, fakti që Rubin ka pranuar të dëshmojë është një vlerësim në vetvete. “Kjo është respekt për presidentin Thaçi, për përfaqësimin e tij dhe për Kosovën në tërësi. Por drejtësia për çlirimtarët mund të jetë vetëm një – pafajësia dhe liria”, përfundoi ai.

