Grubi tregon strategjinë e veprimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

“Neve na duhet mbështetja e shqiptarëve në mënyrë plebishitare, aklamative, në formën e referendumit në këto zgjedhje për ta arritur, në qoftë se ne i sigurojmë 150-200 mijë vota për zgjedhjet presidenciale. Ne në qoftë se i sigurojmë më 24 prill këto vota në emër të Bujar Osmanit, 150-200 mijë vota, a e dini se sa është bagazhi jonë në zgjedhjet e përsëritura më 8 maj? Sepse do i themi, ja ku e ke këtë bagazh të votave shqiptare, ulu ta nënshkruajmë publikisht se po e ndryshojmë kushtetutën për mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe për përfshirjen e bullgarëve. Sepse ato vota do të jenë përcaktuese se kush do të fitojë, kandidati i LSDM-së apo i VMRO-së”, deklaroi mes tjerash Artan Grubi në Klan Debat./tvklan.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *