Grubi: Me ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut bën hapin vendimtar drejt BE

Statusi i plotë i Grubit⬇️⬇️

Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gabriel Escobar dhe ambasadoren znj. Angela Aggeler.

Vizita e tij në çastet kruciale kur vendi duhet të bëjë hapin vendimtar drejt Bashkimit Europian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese është mbështetje dhe garancë e vitalitetit të këtij procesi që nuk synon të dëmtojë vlerat identitare të askujt.

Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit për miqësinë dhe përkrahjen e çdo procesi progresiv demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *