Sonte ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën industriale në Tetovë, një veturë me tabela të Sërbisë ka goditur një fëmijë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fëmija është dërguar në spitalin klinik të Tetovës me lëndime të rënda trupore por është jasht rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Fatmir Rexhepi për Televizionin Koha tha se ekipet policore shumë shpejtë kanë intervenuar dhe e kanë gjetur veturën largë vendit të ngjarjes dhe është identifikur shoferi i cili ka drejtuar mjetin.
