Gjykata u merr pasaportat pesë të dyshuarve në skandalin e rezervave shtetërore të mallrave

Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për vendosjen e masave të sigurisë ndaj pesë personave të dyshuar në rastin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore të mallrave. Masa e shqiptuar përfshin marrjen e pasaportave të të dyshuarve.

Në këtë rast janë përfshirë zëvendësministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, udhëheqësit e NP “Agroberza” N.R. dhe T.K., ish-drejtori i Agjencisë për Rezervat e Mallrave R.A., eksperti i licencuar M.P., si dhe menaxheri i Agjencisë për Rezervat e Mallrave.

Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 2019–2021, të dyshuarit kanë dorëzuar në Qeveri informacione të pasakta për gjendjen faktike të rezervave në Agroberza, duke mos raportuar mungesën e grurit merkantil dhe të elbit. Bazuar në këto të dhëna, Prokuroria ka hapur procedurë për veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, sipas nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal, në lidhje me paragrafët 4 dhe 1.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa të dyshuarve u është ndaluar përkohësisht lëshimi jashtë vendit përmes marrjes së pasaportave.