Gjuha Shqipe, ndër tri gjuhë më të vjetra indo-evropiane
Sipas një studimi, në mesin e tri gjuhëve më të vjetra del të jetë gjuha shqipe.
“Gjuha evropiane ka dy degëzime të mëdha, dega kentum dhe dega satem dhe ende pa mbërri trungu tek ndarja e dy degëve e gjejmë sipas tyre gjuhën shqipe. Kjo është një dëshmi që vërtetë gjuha shqipe është shumë e vjetër”, bën të ditur Fadil Bytyçi, historian i periudhës antike.
E vjetërsia e tyre shkon deri në tetë mijë vjet.
Andaj, për studiuesit ky publikim ka një rëndësi të veçantë.
“Këto tri gjuhë përveç që u konfirmohet vjetërsia, u konfirmohet në njëfarë mënyre edhe vendi i formimit të tyre dhe autoktonia në vendet ku fliten edhe sot. Për mu si studiues ka rëndësi që është ndriçu një pjesë, është hedhë dritë jo përfundimisht se këto prap janë në nivelin e hipotezave.”, theksoi profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, Rrahman Paçarizi.
“Shqipja, armenishtja dhe greqishtja nuk janë pjesë e familjeve tjera gjuhësore, në këtë kuptim del edhe vjetërsia e tyre direkte nga një gjuhë më e hershme indoevropiane”, shtoi ai.

