Gautam Adani personi i dytë më i pasur në botë pasi zë vendin e Jeff Bezos
Miliarderi indian Gautam Adani është tani personi i dytë më i pasur në botë, duke rrëzuar nga froni themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.
Kryetari 60-vjeçar indian i Grupit Adani, i cili përfshin biznese në prodhimin e qymyrit, infrastrukturën dhe prodhimin e energjisë termike, ka një vlerë neto në kohë reale prej $155.5 miliardë dollarësh, sipas listës së miliarderëve të Forbes.
Hendeku tani midis zotit Adani dhe personit më të pasur në planet, Musk, qëndron në më shumë se $100 miliardë dollarë, pasi themeluesi i Tesla dhe titani i teknologjisë thuhet se ka një vlerë neto prej $260 miliardë dollarësh, raportoi Bloomberg.


