Fakte interesante që duhet ti keni të njohura
1. Më shumë se 800 gjuhë të ndryshme fliten në Papua Guinenë e Re.
2. Zelanda e Re ishte vendi i parë që u dha grave të drejtën e votës në 1893.
3. Ishulli Nauru në Indonezi është pothuajse 100% mbipeshë, pasi banorët e tij janë të gjithë obezë.
4. Në Ishujt Falkland ka 350 dele për person.
5. Ishulli i Paqësorit Guam i ndërton rrugët e tij nga koralet pasi nuk ka rërë fare. Për të qenë të saktë, asfalti është bërë nga një përzierje e koraleve dhe naftës!
6. Singapori nuk ka livadhe dhe fusha. I gjithë ishulli është një metropol!
7. Pothuajse gjysma e popullsisë së Nigerisë (49%) nuk ka arritur moshën e adoleshencës, duke e bërë vendin popullsinë më të re.
8. Në Australi, numri i kangurëve që jetojnë atje është dyfishi i njerëzve.
9. 60% e liqeneve në botë ndodhen në Kanada, të cilët numërojnë rreth 3.00.000!
10. Në Itali dhe më konkretisht në Milano, ka një ligj të vjetër në fuqi (të paktën në letër) që detyron qytetarët që janë në publik të vazhdojnë të buzëqeshin. Përjashtim bëjnë ata që marrin pjesë në funerale ose vizitojnë pacientë në spitale!/abcnews.al


