Edhe pse nuk ka kryer fakultetin e mjeksisë, ka shërbyer si mjek për 6 vjet!Ja për ku bëhet fjalë…
Vërtetohet skandali i radhës në mjeksi, qytetari i caktuar luan me jetën dhe shëndetin e pacientëve! Një mjek pa asnjë diplomë, i cili nuk e kishte kryer fare shkollën e mjekësisë, ka ofruar shërbime mjeksore dhe ka trajtuar pacientët nga Komuna e Vevçanit për gjashtë vjet, transmeton TV Alfa. Pas këtij skandali, autoritetet kompetente janë duke hetuar rastin.
Banorët e Vevçanit nuk kanë pasur dijeni për këtë skandal, por dyshimet tek ato u ngritën pak ditë më parë, kur në fshat u përhap me shpejtësi informacioni se Shtëpia e Shëndetit në Vevçan po kontrollohej nga policia. Pas përfundimit të kontrollit, u bë e ditur se i gjithë dokumentacioni dhe vulat e përdorura nga Mjeku 33 vjeçar me diplomë të dyshimtë,mirëpo banorët ia kishin besuar shëndetin për gjashtë vjet.
“Fillimisht le ta kryejnë punën organet e rendit dhe pastaj do të prononcohem për tërë rastin, deri atëherë nuk do të komentoja asgjë”, tha për Alfa, Jovan Stojkoski, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Vevçan.
Mjeku, shkollimi i të cilit është i dyshueshëm, ka një javë që i është ndaluar ushtrimi i profesionit derisa rasti është duke u hetuar. Qendra shëndetësore trajton pacientë nga Ohri, Struga dhe rrethina./dokazm


