Zyrtarët policorë nga stacioni policor i Strugës,më 18 prill 2023, në ora 17:30, kanë ndaluar një vajzë të re,nga një fshat i Strugës.
E mitura është gjetur duke kryer vjedhje në një lokal shitjeje në Strugë, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Gjërat e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa e mitura është intervistuar në komisariat në prani të një prindi. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës, njofton MPB.
