Dramë në Shkup: Tentativë për vrasje dhe të shtëna nga automjeti
“Me datë 24.04.2026 në ora 23:00, M.S. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 19:00 në zonën e lagjes Çento, ai, A.T. dhe R.T., pas një marrëveshjeje paraprake, janë takuar me N.S. dhe E.Ç. Më pas N.S. e ka sulmuar fizikisht M.S. dhe ka drejtuar pistoletën ndaj tij, por pistoleta është bllokuar. Të tre personat e sulmuar janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa E.Ç. me një mjet të fortë ka vrapuar pas tyre. N.S., i cili ndodhej në një automjet në lëvizje, ka qëlluar me armë zjarri drejt M.S., por nuk e ka goditur. Pas kësaj, së bashku me E.Ç. janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

