Dolce reagim i ashpër ndaj Limit: “Nuk pres askënd kur i teket të shkojë e të kthehet”

Dolce ka reaguar ashpër pas deklaratës së Limit, duke refuzuar kategorikisht mundësinë që ta presë atë, pasi ai ka shprehur nevojën për një pauzë në marrëdhënien e tyre.

Ajo u shpreh qartë se nuk është personi që pret dikë “kur i teket të shkojë apo të kthehet”, duke theksuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në rast të një rikthimi të mundshëm.

Qëndrimi i saj i prerë tregon se Dolce nuk pranon paqartësi në raport, ndërsa mbetet të shihet nëse ky vendim do të shënojë fundin përfundimtar të marrëdhënies mes tyre.