“Doctor Honoris Causa” në Universitetin “Qiriazi” në Tiranë shkon për Xhaferin(Foto)

Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi” në Tiranë ka ndarë titullin „Doctor honoris causa“ kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në faqen e tij të Facebook, Kryetari i Kuvendit shkruan:

“Jam posaçërisht i nderuar dhe krenar që Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi” në Tiranë vendosi të më ndajë titullin „Doctor honoris causa“ i cili u ndahet personave të shquar për kontribut të veçantë në zyrtarizmin e gjuhës shqipe, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtet formuese në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar. Mirënjohjet e këtilla janë nderim për të bërën dje, kënaqësi dhe nderim sot, nxitje dhe obligim për të bërë akoma më shumë nesër”, ka shkruar Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *