Digjet vetura në Strugë

Më datë 06.10.2022 në ora 01.50 në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është lajmëruar se në rrugën “Proleterski Brigadi ” në Strugë i është dhënë zjarri një automjeti e tipit “Lexus” me targa të Strugës, në pronësi të një personi juridik nga Struga. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Strugë, dhe nuk ka persona të lënduar.Në vendin e ngjarjes është kryer kqyrje dhe pritet të zbardhet rasti plotësisht se si ka ardhur deri tek shkaktimi i zjarrit. SPB Ohër , zëdhënëse Merlina Islami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *