Deri të premten koha do të jetë stabile,vikendi i freskët dhe me reshje shiu
Moti do të jetë i qëndrueshëm deri të premten. Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të bollshëm (mbi 35 l/m2), njofton HMRC.
Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura gjatë ditës do të ketë rënie të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 13 gradë, kurse maksimalet deri të premten do të arrijnë deri në 23 gradë, ndërsa në fundjavë 16 gradë.


