“Darka e fundit” në Prishtinë, Taravari braktisë koalicionin?!
Vazhdon të mbetet enigmë epilogu nga darka e fundit në Prishtinë mes liderëve të koalicionit VLEN me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Asnjë fotografi, asnjë informacion aq më tepër asnjë përfundim mbi fatin e VLEN dhe të Arben Taravarit si pjesë e koalicionit.
Në rrethana jo zyrtare flitet se në darkë është biseduar ajo që ka qenë temë diskutimi edhe më herët brenda VLEN, por nuk ka pasur ndonjë përparim ose përshkallëzim të situatën të cilën paraprakisht Taravari e cilësoi si “relativisht stabile” ndërsa një dit më pas si “relaksuse”.
Taravari dha sinjalet e para se pas 6 prillit mund t’i jep drejtim tjetër përcaktimit tij politik, përkatësisht mund të rikthen orientimin e vjetër. Më 6 prill pritet të mbahet Kuvendi i partisë ku Taravari do t’i dëgjon edhe zërat pro dhe kundër shkëputjes së mundshme nga VLEN.

