Viteve të fundit pothuajse çdo person kalon një kohë të gjatë në celularë, para televizorit apo kompjuterit pa mos e analizuar se çfarë dobishë, por edhe dëme sjell ajo te njeriu!
Moshat më të ndjeshme dhe më të prekura nga përdorimi i teknologjive bashkëkohore janë fëmijët të cilët ndjekin rrugën e të rriturve.
Përdorimi i teknologjisë kohëve të fundit shohim se ka edhe aspekte pozitive, por edhe aspekte negative.
Aspektet pozitive janë të shumta por ajo çka vërehet është sepse fëmijët të cilët përdorin teknologjitë bashkëkohore kanë njohuri shumë të avancuara sa i përket njohjes së gjuhëve të huaja, njohuri të ndryshme nga shkenca, mjeksia, historia si dhe shumë sfera të tjera.
Si shembull do ta ilustroj gjuhën angleze ku vite më parë fëmijët janë detyruar të shkojnë në kurse private për të mësuar gjuhën angleze, kurse sot me përdorimin e teknologjive fëmijët e kanë shumë të lehtë për të mesuar atë nga shtëpia. Shumica e fëmijëve sot flasin rrjedhshëm gjuhën angleze fal përdorimit të teknologjisë.
Mirëpo, përdorimi i tyre ka edhe anë negative dhe të dëmshme për fëmijët. Si dukuri negative mund të përmendim: Dëmtimin e syve, lodhje, koha e humbur para tekonlogjisë dhe jokontakti me të tjerë, gjë që i ka pasojat e veta që i bënë fëmijët më të izoluar dhe joshoqëror, pra tipa të mbyllur në vetvete.
Sidoqoftë, përdorimi i teknologjive bashkëkohore është i pashmangshëm për njerëzimin në përgjithsi e veçanërisht për fëmijët. Mirëpo, duhet bërë një balancim ose përcaktim kohor të përshtatshëm për të shfrytëzuar ato dhe jo të lejojmë që fëmijët të jeni të varur nga ato.
