Buçi: Vlen u ngrit me shpifje, po bie nga dështimi!
Vlen u ngrit me shpifje, po bie nga dështimi!
E them me përgjegjësi të plotë: VLEN erdhi në pushtet duke ndërtuar fushatën mbi sulme dhe akuza ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së. Në vend të garës me ide dhe programe konkrete, u zgjodh rruga e shpifjeve dhe e frikësimit të opinionit publik.
Ajo që u prezantua si “ndryshim” ishte një strategji e organizuar për ta goditur figurën e Ali Ahmetit dhe për ta dobësuar BDI-në politikisht. U përdorën narrativa të njëanshme, akuza pa prova dhe mesazhe të dizajnuara për të krijuar pakënaqësi e përçarje.
Sot, kur premtimet nuk u realizuan dhe rezultatet mungojnë, bëhet edhe më e qartë se sa shumë manipulim kishte në atë fushatë. Populli meriton të dijë të vërtetën, të analizojë me qetësi faktet dhe të mos bjerë më kurrë pre e propagandës.
E vërteta duhet thënë hapur: politika nuk ndërtohet mbi shpifje, por mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete.

