Brazili i jep Peles lamtumirën e fundit
Homazhet nisën në orën 10 në stadiumin e Santos
Brazili po i jep lamtumirën Pele. Në orën 10 të mëngjesit të së hënës me kohën lokale nisën homazhet në Santos, në stadiumin Vila Belmiro homazhet për për O Rei, i cili u në 29 Dhjetor në moshën 82-vjeçare.
Trupi i legjendës së futbollit botëror u vendos në qendër të fushës ku luajti për 18 vite. Të shumtë ishin ata që pritën gjatë për të parë për herë të fundit idhullin e tyre. Pele u nderua edhe nga personalitete të shumtë si shenjë mirënjohje për atë që dha në fushën e futbollit dhe jashtë saj. Ceremonia mortore do të mbahet të martën dhe do të jetë e hapur vetëm për familjarët.
Pele ishte shtuar në spitalin “Albert Anjshtajn” të Sao Paulos më 29 Nëntor, pasi për shkak se kimeoterapia për tumorin në zorrën e trashë nuk po funksiononte. Edson Arantes do Nascimento shënoi 1281 gola dhe është lojtari i vetëm që ka fituar 3 herë Kupën e Botës./ Tv Klan


