BDI Gostivar mban mbledhje me strukturën, analizojnë situatën
Në zyrat e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, mbrëm është mbajtur mbledhja e thirrur nga Kryetari Valdet Xhaferi në përbërje të zgjeruar.
Krahas anëtarëve të kryesisë, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të partisë, deputetët dhe përfaqesues të pushtetit ekzekutivit të deleguar nga dega e Gostivarit.
Gjatë mbledhjes që drejtoi Kryetari i Degës, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë. Nga mbledhja që kaloi në atmosferë kontruktive dhe miqësore, u dha porosia që dega e BDI në Gostivar nga zhvillimet e fundit politike po del më e unifikuar dhe më e fortë se kurdoherë.



