Bajram Rexhepi: “Më 2 nëntor do të triumfojë vota e lirë e tetovarëve – nuk do të lejojmë pazare elektorale”
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka shprehur bindje të plotë se në balotazhin e 2 nëntorit do të dalë fitues, duke theksuar se nuk do të lejojë ndërhyrje apo pazare elektorale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rexhepi tha se gara për Tetovën fillon nga e para, me një mobilizim të gjerë të strukturave të partisë dhe aktivistëve të saj.
“Në çdo lagje, në çdo vendbanim, do të çelim çdo derë për të rikthyer Tetovën më 2 nëntor! Këtë herë fillojmë më të bashkuar, më të vendosur dhe më unikë se kurrë,” – shkroi Rexhepi.
Ai theksoi se Tetova nuk do të bëhet pjesë e pazareve të inxhinieringut elektoral, duke shtuar se më 2 nëntor do të triumfojë vota e pastër dhe e lirë e qytetarëve tetovarë.


