Aksident i rëndë në Gostivar! 5 të lënduar, trafiku i devijuar

Sot pasdite, në rrugën kryesore nga kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë katër motoçikleta dhe katër automjete personale.

Sipas të dhënave të para, pesë persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.