Aspazija Sofianova dhe Nikola Vasev kanë dhënë dorëheqje
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, sot në Ministrinë e Shëndetësisë janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare.
Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, prof. Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr. Nikolla Vasev.
Sipas procedurave ligjore, pas emërimit të drejtorëve të rinj të këtyre klinikave nga ministri, publiku do të informohet në kohë./ Tv21


