ASH-ja lufton edhe për Ministrin e 3-të

Matematikat për krijimin e Qeverisë së zgjeruar me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët vazhdojnë dita ditës.

FreshNews22 jozyrtarisht mëson se kryeministri Kovaçevski gjatë bisedimeve me disa anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, këtyre të fundit ju ka ofruar dy ministri por nga kjo parti kêrkojnê tre ministri.

Ministritë që janë ofruar pêr Aleancën për Shqiptarët, janë Ministria e Shêndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë.

Mirëpo Aleanca kërkon edhe drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

Nëse Aleanca për Shqiptarët do të udhëheq me Ministrin e Shëndetësisë, atëherë opsioni i cili paraqitet në lojë mund të jetë edhe largimi i Alternativës nga Qeveria pasiqë momentalisht ato janë duke udhëhequr me atë Ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *