Arrestohen shtetasit e Shqipërisë në Strugë pasi sulmuan struganin
Më datë 09.11.2022 rreth orës 13:00, nga ana e oficerëve policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë, janë arrestuar S.K.(35), N.K.(34), A.C.(34) dhe B.E.(36), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, pasi më parë në rrugën kryesore Strugë – Qafthanë e cila është në ndërtim e sipër, kanë sulmuar fizikisht K.V.(29) nga një fshati i Strugës, i cili ishte duke kryer detyra pune në rrugë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi e duhur.
SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami


