Arrestime në katër qytete për aksionin e quajtur ”Zinxhir”

Sot në orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Administrata e Policisë Financiare me asistencën e njësive të MPB-së në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër po kryen kontrolle dhe ndalim të personave të dyshuar.

Aksioni është rezultat i një procedure para hetimore, me emrin e koduar “Zinxhir”, për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}