Albin Deralla këshillari komunal në Gostivar largohet nga Lëvizja BESA dhe VLEN 👇

Si këshilltar i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes BESA, ndjej obligim moral dhe njerëzor të sqaroj publikisht qëndrimin tim.

Vendimi për t’u larguar nga Lëvizja BESA nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i domosdoshëm. Për një kohë të gjatë, as unë dhe as ekipi im nuk patëm hapësirën, respektin dhe të drejtën që na takonte. Në vend të meritës dhe punës, u favorizuan vetëm disa individë, ndërsa zëri i strukturës dhe i aktivistëve u la anash.

Ironikisht, shumë nga ata që sot u forcuan brenda partisë janë njerëz që i kam sjellë vetë në Lëvizjen BESA, me besim dhe sinqeritet. Megjithatë, në fund, u bë e qartë se synimi ishte largimi im dhe i ekipit tim.

Për këtë arsye, sot deklaroj qartë se unë dhe ekipi im nuk jemi më pjesë e Lëvizjes BESA. Largohemi me kokën lart, me ndërgjegje të pastër dhe me respekt për çdo aktivist të ndershëm që ka dhënë kontribut pa interes personal.

Rruga jonë politike nuk mbaron këtu. Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët, për drejtësinë dhe për vlerat në të cilat besojmë, pa u ndalur dhe pa u përkulur.