Aksident i rëndë në afërsi të Rosomanit,ka edhe viktima
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman.
“Shërbimi mjekësor i urgjencës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për një aksident në afërsi të Rosomanit, me tre ekipe. Janë përfshirë edhe punonjësit që nuk ishin në turn, por ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi Gërkov për MIA.
Vdekja e të dy personave u konstatua në vendin e ngjarjes.
Tashmë janë siguruar pamje të reja nga aksidenti tragjik në Rosoman ku nga përplasja mes 4 veturave, jetën humbën 2 persona. Nga pamjet shihet se në mesin e veturave të aksidentuara janë edhe dy automjete që shërbejnë për ngarkesa./tv21




