Ahmeti uron Ilindenin: Është çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë

120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit.

Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.

Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian.

Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}