Ahmeti për opozitën: Aq të vegjël e minor janë, as në ëndrra nuk mund te fitojnë!
“Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u bëjnë. Për ta shpie në opozitë BDI-në, një fushatë të tërë LSDM në krye me Zoran Zaevin ka bërë para 3 vjetësh. Bile Bile mësuan edhe parullat shqip “BDI në opozitë”, bërtiste në mitingje Zoran Zaevi, lëre që nuk i humbi zgjedhjet BDI, por 50% më tepër mandate fitoi sesa mandatin që e mbylli”, tha Ahmeti.

