Ahmeti kryetar i BDI-së! Emra të rinjë, por edhe emra të “përjetshëm” në KP dhe kryesinë e BDI-së

Në Kongresin e 5-të të BDI-së i cili u mbajt dje në Aleksandar Palace në Shkup, Ali Ahmeti pa kundërkandidat u zgjodh Kryetari i BDI-së me shumicë apsolute nga numri i delegatëve të pranishëm në kongres.

Përsa i përket Këshillit të përgjithshëm të partisë, por edhe kryesisë së saj, vërehen ndryshime me emra të rinj të peopozuara nga degë të caktuara, por gjithashtu vërehen edhe emra të cilët duket se janë “të përjetshëm” në KP dhe kryesinë e BDI-së.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ditën e djeshme, figura të njohura publike dhe politike kanë reaguar dhe kritikuar vendimet e djeshme në kongres.