Afrim Gashi nuk e lëshon Ministrinë e Shëndetësisë

“Nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski me të vërtetë është i pakënaqur nga puna e ministrit Bekim Sali, atëherë Alternativa do të mund të pajtohet me ndërrimin e tij dhe në vend të tij, udhëheqësia do ta propozojë deputetin dhe profesorin në fakultetin e mjekësisë Hysni Ismaili. Vendosja e Ismailit në krye të Shëndetësisë do të ishte përzgjedhje më e mirë nga të gjithë kandidatët potencial të ASh-së për ministër të Shëndetësisë.” – deklaron Gashi për Nistori.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari menjëherë pas takimit me Kovaçevskin deklaroi se në aspektin programor 90 për qind të çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë, ndërkohë që nuk është biseduar fare për çështjet kadrovike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *