A do të hyjnë në qeveri ASH-ja para Vitit të Ri? Sa poste ministrore pritet të marrin ato?

Aleanca për Shqiptarët, e cila po negocion për hyrje në qeveri, flitet se po merr tre pozita udhëheqëse, Ministrinë e drejtësisë, Mjedisit dhe Shëndetësisë, pohojnë burime partiake për Express.

Përveç kësaj, ASH-ja pritet të marrë dy zëvendësministra, edhe atë zv. ministrin për transport dhe lidhje dhe për kulturë.

Gjithashtu në lojë janë edhe 25 drejtorë administrate dhe agjenci të ndryshme shtetërore. Në diplomaci i janë ofruar 2 vende për ambasadorë, një nga të cilët në Berlin.

Po zhvillohen negociata edhe për një pozicion të caktuar që Aleanca do të merrte në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si ndihmës ministër dhe shef sektori në shkallën e dytë, pohojnë burime të afërta partiake./ makedonskivesnik.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *