LSDM në opozitë, fillojnë dorëheqjet 👇🏻
LSDM-ja shkon në opozitë me disfatën më të rëndë në histori dhe vetëm me 18 deputetë. Lideri Dimitar Kovaçevski nuk u dorëhoq, por paralajmëroi zgjedhje brendapartiake.
Pas këtij rezultati, nisën dorëheqjet. Para Kongresit të Llogaridhënies, dy nënkryetarët Fatmir Bytyqi dhe Pero Kostadinovski dhanë dorëheqje nga funksionet. U dorëhoq edhe Ministrja Trençevska kurse nuk përjashtohet mundësia që hapin e tyre ta ndjekin edhe funksionarë të tjerë.
“Rezultati i sotëm është zhgënjyes. LSDM-ja pësoi goditje të fortë, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga simpatizuesit dhe mbështetësit e partisë. Gjatë periudhës së ardhshme detajisht do t`i analizojmë këto rezultate. Padyshim se në muajt në vazhdim do të duhet që në mënyrë serioze ta gjejmë burimin e shkaqeve të këtij epilogu humbës”, tha Dimitar Kovaçevski.

