Zvicër: Bëni dush sëbashku për të kursyer rrymën

Ministrja e mjedisit e Zvicrës po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15 për qind këtë dimër – dhe një nga sugjerimet e saj është që njerëzit e vendit të bëjnë dush së bashku.

The Times raporton se Simonetta Sommaruga, 62-vjeçare, po sugjeron që njerëzit të mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.

Propozimi është pritur me mosbesim në vend dhe Sommaruga është detyruar të sqarojë se truku kishte për qëllim të rinjtë.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin e ndërgjegjësimit për nevojën për të bërë kursime në konsum gjatë muajve të dimrit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *