EMA reagon ndaj deklaratës së Biden

Zyrtari i organit rregullator të Unionit Evropian të Barnave (EMA), Steffen Thirstrap, ka deklaruar sot se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar, duke mohuar deklaratën e presidentit amerikan, Joseph Biden.

Thirstrap, theksoi se fushatat e vaksinimit gjatë sezonit të ftohtë dhe të dimrit janë vendimtare në luftën kundër përhapjes së virusit.

“Ne në Evropë ende besojmë se pandemia është në vazhdim dhe është e rëndësishme që vendet anëtare të përgatiten për prokurimin e vaksinave, veçanërisht të llojeve adaptive të vaksinave që do të parandalonin përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje në Evropë”, tha Thierstrap në një konferencë për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *