Ja kush dyshohet për vrasjen e gruas në Ferizaj 👇🏻

Gruaja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu, 36 vjeçar, i cili gjuajti me armë në drejtim të gruas së tij, E.C., 21 vjeçare.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person – e gjinisë femërore, ndërsa një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *