Kurti nga vizita në Veri: Vizituam përmendoren e Enver Zymberit dhe vendin e pritës kriminale ku u vra Afrim Bunjaku
Albin Kurti ka deklaruar se qëllimi i vizitës së tij në këtë komunë ishte dhënia e mbështetjes së Qeverisë për këtë komunë.
“Me kryetarin Eden Atiq bashkëbiseduam për mbarëvajtjen e punëve këtu. Mbështetje si qeveri për këtë komunë dhe për të gjitha shërbimet që i jepen qytetarëve pa dallim”. “Vizituam edhe përmendoren e Enver Zymberit që tani do t’i mbushte 45 vjet, por është vrarë, siç e dimë në korrik të 2011. Po ashtu, e vizituam edhe vendin ku ishte organizuar ajo prita kriminale ku është vrarë Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga paramilitarët dhe terroristë që tash fshihen në Serbi”.

