Avioni humb lartësinë, lëndohet një numër i konsiderueshëm i pasagjerëve ⬇️
Të paktën 50 pasagjerë pësuan lëndime në një fluturim nga Sidnei në Auckland, kur për shkak të problemeve teknike, avioni papritmas filloi të humbasë lartësinë.
Bëhet fjalë për një fluturim të kompanisë LATAM Airlines Group.
Nga autoritetet lokale thuhet se janë plagosur pasagjerët dhe ekuipazhi i kabinës. Atyre iu është dhënë menjëherë kujdes mjekësor.
“Ekipet tona pranuan 24 pacientë, tetë në gjendje të rëndë dhe 16 në gjendje më të lehtë”, thanë shërbimet e urgjencës, duke shtuar se dy persona janë dërguar në spital.

