Ky është i riu nga RMV-ja që u rrah për vdekje në Gjermani⬇️

Sipas burimeve në fshatin e tij të lindjes, Zhirovnicë të Mavrovës-Rostushës, të cilave u referohet portali maqedonas Ekspres, bëhet fjalë për Emre Ismailin, 32-vjeçar, i cili ishte me punë të përkohshme në Gjermani.

Bashkëfshatarët e përshkruajnë atë si një “fëmijë të artë” që ndodhi në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Emre ishte në një festë dhe u grind me dy eritreanë të cilët e rrahën për vdekje me shishe birre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *