Energjia elektrike mbetet problem i vazhdueshëm për shkollat
Qeveria, e cila ka shpallur gjendjen e krizës në sektorin e energjisë, nuk është e gatshme të ndihmojë Komunat, në kompetencën e të cilave janë shkollat, për të përballuar faturat e mëdha të energjisë elektrike që u arrijnë dhe njëkohësisht për të siguruar dhoma të ngrohta për nxënësit.
Me sa duket shkollat në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut do të përballen me problemin e energjisë elektrike dhe ngrohjes së ambienteve shkollore.


