Bastisje në burgun e Idrizovës, gjenden thika, telefona celularë dhe drogë

Sot (28.10.2023), zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një repart gjysmë të hapur, ku u gjetën 63 aparate celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *